Sophie Turner u fotografua për herë të parë me bashkëshortin e saj, Joe Jonas, gjatë një shëtitje me diell që pas lindjes së vajzës, Willa, më 22 korrik.
Prindërit e rinj, të cilët mirëpritën vajzën e tyre në më pak se dy muaj pas përvjetorit të parë të martesës, u shfaqën duke mbajtur duart me njëri-tjetrin rreth lagjes së tyre në Los Angeles të enjten.
Derisa po ecnin në shpejtësi, ylli i “Game of Thrones” u shfaq atraktive në një palë pantallona të bardha e triko të shkurtër bardh e zi.
24 vjeçarja dukjen e kompletoi me një palë atlete ‘Nike’, syze dielli e maskë si masë preventive ndaj coronavirusit.
Në anën tjetër, Jonas kishte veshur një triko të zezë, pantallona po ashtu të së njëjtës ngjyrë, syze dielli dhe po mbante një maskë të zezë.
Sophie dhe Joe, 30 vjeçar, ndërkohë konfirmuan lajmin në një deklaratë duke shtuar se ‘janë të gëzuar për ndryshimin e ri’.
Që kur u shpërndanë lajmet për foshnjën, fansat e zjarrtë të “Game Of Thrones” theksuan se emri Willa ka një lidhje me shfaqjen e famshme.
Çifti u takuan për herë të parë në 2016, teksa lidhja e tyre u bë zyrtare në vitin 2017.
Të njëjtit më pas u martuan në Las Vegas në një ceremoni private në maj të vitit 2019. /Telegrafi/