Telegrafi

Sophie Turner dhe Joe Jonas shihen për herë të parë bashkë që nga raportimet për ndarje

Sophie Turner dhe Joe Jonas u fotografuan duke ngrënë drekë së bashku vetëm dy ditë para se ajo ta padiste atë për kthimin e fëmijëve të tyre në vendin e saj, Angli.

Në fotot e siguruara nga TMZ, anëtari i “Jonas Brothers” dhe aktorja e “Game of Thrones” u ulën përballë njëri-tjetrit me dy vajzat e tyre në “Momofuku Noodle Bar Uptown” në New York të hënën, shkruan PageSix.

Në një nga fotot, Jonas shihet i fokusuar pas nënës së fëmijëve të tij teksa ajo ushqente vajzën e tyre 1-vjeçare, emri i së cilës ende nuk është bërë i ditur. Willa, 3-vjeçarja i tyre, u ul në anën tjetër të Turner.

Në një foto tjetër, Jonas dhe Turner kishin ndërruar vende, ndërsa ajo mbante Willan në krahë.

Një dëshmitar okular i tha gazetës të premten se kishte “zero shenja drame mes të dyve dhe gjithçka dukej miqësore”.

Megjithatë, është e paqartë nëse familja me katër anëtarë erdhi së bashku dhe kush i kishte fëmijët para takimit të drekës.

Vetëm pak ditë pas takimit në dukje të këndshëm, Turner ngriti një padi kundër Joe, 34 vjeç, duke kërkuar “kthimin e menjëhershëm të fëmijëve të mbajtur gabimisht” të enjten.

Aktorja e “X-Men”, 27 vjeçe, akuzoi këngëtarin e “Waffle House” se u kishte mbajtur pasaportat e fëmijëve të tyre që nga 20 shtatori. /Telegrafi/