Telegrafi

Sophie Turner dhe Joe Jonas në përpjekje të kenë fëmijën e dytë

Sophie Turner së bashku me Joe Jonas mirëpritën në korrik vajzën e tyre, Willa.

Dhe, përkundër faktit se kanë kaluar vetëm disa muaj, çifti thuhet se janë seriozë në lidhje me foshnjën numër dy, shkruan Daily Mail.

Një burim i tha revistës Us Weekly tha se artistët duan të kenë një ‘familje të madhe së bashku’.

“Joe dhe Sophie tashmë janë duke u përpjekur të kenë një fëmijë tjetër”, raportoi revista.

Tutje thuhej: “‘Ata janë vërtet të ngazëllyer që të zgjerojnë familjen e tyre. Lindja e foshnjës i ka bërë ata vërtet të afërt dhe duan të kenë një familje të madhe”

Kujtojmë se Sophie dhe Joe u martuan herë të parë më 1 maj 2019 në Las Vegas dhe më pas për herë të dytë më 29 qershor 2019 në Francë. /Telegrafi/