Këngëtarja Dhurata Dora para disa javësh solli bashkëpunimin e saj më të ri me reperin Soolking.
“Zemër” mban titullin kënga e tyre ritmike, e cila rrëmbeu zemrat e publikut duke u shndërruar në hit në të gjitha trevat shqiptare, dhe jo vetëm.
Tani dyshja janë të ftuar së bashku në shumë koncerte dhe mbrëmje muzikore për të interpretuar ‘live’ këngën e tyre, e cila deri më tani numëron mbi 67 milionë klikime në YouTube.
Teksa ka pasur rastin të bashkëpunojë me një shqiptare, reperi i famshëm algjerian, Soolking. duket se edhe ka mësuar mjaft mirë që t’i flasë disa fjalë në shqip.
Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Soolking, shfaqet duke kënduar pjesën shqip të Dhuratës në këngën “Zemër”.
Nga vargjet të cilat i interpreton, ai duket se i ka mësuar mjaft mirë ato, ndonëse skuqet para kamerës nën pretendimin se nuk po i thotë mirë fjalët. /Telegrafi/