Edhe pse ende nuk ka telefona të palosshëm në dispozicion në treg, pothuajse çdo prodhues ka një telefon të palosshëm që thuhet apo konfirmohet të jetë në zhvillim, dhe duket se Sony mund të bashkohet me listën gjithnjë në rritje, me Sony Xperia F.
Sony Xperia F, nëse duhet të besohet një raport nga CNMO kinez, do të jetë një telefon 5GB i cili kombinon karakteristikat e përbashkëta të telefonave Sony me disa ide të bukura inovative.
Sipas CNMO, Sony Xperia F do të ketë një raport të përmasave 21:9, si Sony Xperia 1 më e fundit e kompanisë, e cila sugjeron se është projektuar për përmbajtje të filmave me cilësi, pasi shumica e telefonave janë 21:9.
Sony Xperia F do të punoj me 5G – kjo nuk është një surprizë e madhe për shkak se Xperia F thuhet se do të lansohet në vitin 2020, kur telefonat 5G do të jenë pak më të zakonshëm.
Është e qartë se emri i Sony Xperia F nuk është konfirmuar ende, edhepse kështu shumë njerëz e kanë quajtur atë. /Telegrafi/