Site icon Telegrafi

Sony largon nga puna 1000 veta

Korporata “Sony” ka në plan që të largoj edhe 1000 punëtorë në departamentin e smartphonëve, kryesisht në Evropë dhe Kinë.

Bëhet fjalë për vendet e punës, punëtorët e të cilës njësi janë sezonal.

Në përgjithësi, fuqia punëtore e lëvizshme në këtë kompani do të tkurret me rreth 30 për qind deri në fund të këtij viti fiskal, shkruan në raportin e Sonyt, transmeton Telegrafi.

Kompania, e cila konkurron me Apple Inc dhe Samsung Electronics Co Ltd në tregun e smartphone, largimet e ardhshme të një numri prej rreth pesëmijë punëtorëve do ta muaj gjatë periudhës prill-dhjetor.

Ndërsa kompania ka dashur t’i komentoj këto vendime të saja për shkurtimin e vendeve të punës. /Telegrafi/

Exit mobile version