Site icon Telegrafi

Sonte hapet votimi për finalistët në Big Brother VIP Kosova

Sonte e (e hënë) do të ketë një spektakël me përplot surpriza në Big Brother VIP Kosova 2.

Në garë tashmë janë rreth tetë banorë, ku vetëm katër prej tyre do të shkojnë në finalen e madhe.

Telegrafi mëson se sonte do të hapet televotimi për finalistët e këtij edicioni.

Dyshja, Ardi & Mirdon, çifti Iliriana & Adri, Blerando, Santiana Maloku, Edona James, Shqipe Hysenaj, Lumbardh Salihu e Kader Kicaj – janë konkurrentët aktualë, e që sonte do ta lënë shtëpinë dy prej tyre.

Finalja e madhe do të mbahet me datë 2 shkurt (e premte) dhe njëri prej tyre do t’i rrëmbejë 200 mijë euro.

Lexo po ashtu Bledi Mane mungon në spektaklin e Big Brother, zbulon arsyen

Fitues i edicionit të parë të këtij reality shou vlen të ceket se ka qenë Stresi.

Gara veçse po shkon të bëhet më e ashpër dhe pritet se si do të jetë këto dy javë. /Telegrafi/

Exit mobile version