Telegrafi

Sonte do të fluturojë shumë afër Tokës një asteroid prej 600 metrave (Foto)

Asteroid i madh plot 650 metra sot do të kalo shumë afër Tokës, por kjo nuk do të paraqet kurrfarë rrezikut për planetin tonë, ka bërë të ditur NASA.

Edhe pse nuk ka kurrfarë rrezikut që asteroidi ta godas planetin tonë, trupi fluturues do të kalojë shumë afër, është thënë ndër tjera në komunikatën e Agjencisë Hapësinore amerikane, transmeton Telegrafi.

Asteroidi i quajtur 2014-JO25 është i madh 650 metra dhe do të kalojë afro 1.8 milisekonda nga Toka, që i bie të jetë pesë herë më pak në raport me largësinë që planetin tonë e ndan nga Hëna.

2014-JO24 për herë të fundit kishte fluturuar afër Tokës 400 vite më parë, dhe pas këtij fluturimi “do të kthehet” në vitin 2600. /Telegrafi/