Kryetari i Republikës së Maqedonisë, sonte në Teatrin Popullor të Maqedonisë me medalje do ta dekorojë Agjencinë për Zbulim të Republikës së Maqedonisë, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Agjencia për Zbulim e RM-së dekorohet me rastin e 20 viteve nga themelimi, e veçanërisht për veprimtarinë e vet, si një nga segmentet themelore të sistemit të sigurisë-zbulues të shtetit, në ruajtjen dhe përforcimin e sovranitetit, pavarësinë dhe integritetit territorial të Maqedonisë’, kumtojnë nga kabineti i kryetarit Ivanov. /Telegrafi/