U.d kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot e ka dorëzuar kandidaturën e tij për kryetar të kësaj partie, në kongresin që do të mbahet këtë muaj.
Ndërsa deputeti i ASH-së Syrija Rashidi, në konferencë për shtyp njoftoi se në Komisionin e ASH-së deri tani është dorëzuar vetëm kandidatura e Arben Taravarit.
Rashidi tha se sonte përfundon afati për paraqitje të kandidaturave, ndërsa theksoi se Taravari ka paraqitur kandidaturë me mbi 1865 nënshkrime nga degët e partisë, ndërsa kryetari pritet të zgjidhet në kongresin jashtëzakonshëm me 17 dhjetor në Tetovë.
“Në emër të Komisionit mund të ju njoftoj se sonte përfundimisht përfundon afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar partie dhe kam nderin të informoj se deri më tani, te Komisioni ka arritur vetëm një kandidaturë, kandidatura e prof.dr. Arben Taravarit, nënkryetarit të deritashëm të partisë, dhe ushtruesit të detyrës, kryetar partie deri në kongresin e jashtëzakonshëm”, tha Rashidi.