Site icon Telegrafi

Sonte për herë të parë në Maqedoni prezantohen specialitete nga Holanda

Qendra për Inovacione ‘Dhoma publike’ përmes prezantimeve të organizuara kulinarike, sonte, nën udhëheqjen e holandezit Pol Hothauzen mundëson që për herë të parë në Maqedoni të degustohen specialitete nga Holanda, vend në të cilin konsumohet ushqim i shëndetshëm i bazuar në perime, peshk dhe mish, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

‘Dhoma publike’ me këtë mbrëmje tematike e përfundon ciklin e mbrëmjeve për vitin 2016. Projekti ‘Shija e Shkupit’ vazhdon në janar të vitit 2017 për ku janë paralajmëruar guzhinierë të njohur nga Italia, Kroacia dhe Britania e Madhe, të cilët do të mbajnë seri punëtorish për opinionin më të gjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version