Site icon Telegrafi

Sonte nisin finalet në mes Pejës dhe Prishtinës

Palestra e Sporteve “Karagaçi” në Pejë sonte pritet te jetë arenë e nxehtë basketbolli.

Dy rivalët e përbetuar, Peja dhe Sigal Prishtina do të përballën në ndeshjen e parë të serive të finaleve të Play-off-it.

Ballafaqimi mes Pejës dhe Prishtinës pritet të prodhoj lojë të fortë, sepse skuadra kampione e këtij sezoni pritet të përfshihet në Ligën e Kampionëve që do të organizojë FIBA Evropa në sezonin e ri.

Edhe në sfidën e sotme mes këtyre dy skuadrave të mëdha në vendin tonë, pritet lojë dramatike, ashtu siç ndodh çdo herë takohen këto dy skuadra, transmeton KP.

Skuadra kampione do të shpallet ai ekip që fiton tri ndeshje, ndërsa ndeshja e sotme mes Pejës dhe Sigal Prishtinës nis në orën 19:30.

Exit mobile version