Ditën e sotme (e premte) pritet të nis edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova.
Nën moderimin e Alaudin Hamitit e Jonida Vokshit, ky spektaktël edhe këtë vit premton shumë befasi e konkurrentë të profileve të ndryshme.
Opinionistë të këtij viti do të jenë: Anita Muçaj – Haradinaj dhe gazetari Bledi Mane.
Ky shou do të fillojë në orën 21:00, e disa nga konkurrentët thuhet se janë: Linda Halimi, Vesa Vllasaliu, Shqipe Hysenaj, Azem Gagica, Edona James etj.
Veç kësaj, do të ketë dhe një ‘Big Talk Kosova’ me drejtuese të programit ish-banoren e Big Brother VIP, Mbresa Hajrullahun.
Kujtojmë se edicionin e kaluar fitues u zgjodh reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi.
Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/