Telegrafi

Sonte në Shkup fillon manifestimi ”Mbrëmjet e të drejtave të grave”

Me shfaqjen e filmit dokumentar ”Dashuria siberiane” në kinemanë ”Frosina” do të hapet edicioni i tetë i manifestimit ”Mbrëmjet e të drejtave të grave”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti organizohet nga Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave nën patronatin e bashkisë së Shkupit dhe në bashkëpunim me UN Women. Manifestimi do të mbahet deri më 9 mars dhe do të përfshijë punëtori, filma, diskutime që kryesisht do të mbahen në Qendrën kulturore rinore.

Sipas AIM-së, në samitin ”Dita e gruas, 8 marsi”, Maqedonia do t’i bashkohet fushatës kryesore ”Forcimi ekonomik i grave në botën e ndryshueshme të punës”, duke organizuar aktivitete publike dhe shfaqje.

Në aktivitetet tjera përfshihet punëtori, ekspozita, etj./Telegrafi/