Site icon Telegrafi

Sonte në “Përballje”: Si ndodhi që qytetarët e paguan rrymën pa e shpenzuar? (Video)

Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për problemin e energjisë elektrike në Kosovë. Si ndodhi që për vite të tëra qytetarët paguan energji elektrike pa shpenzuar fare? … Çfarë qëndrimi për këtë kanë në ZRRE e çfarë organizatat e shoqërisë civile? A do të ketë padi kolektive nga ana e institucionit të avokatit të popullit? A do të ketë kompensim për qytetarët të cilët paguan faturat e energjisë elektrike edhe për pjesën veriore të vendit? Kush po kërkon shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe pse?

Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Hilmi Jashari – Avokat i Popullit

Visar Azemi – KOSID

Emisioni “Përballje”, është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:10 në RTV Dukagjini e Telegrafi.com. /Telegrafi/

Exit mobile version