Në emisionin “Përballje” sonte në RTV Dukagjini do të diskutohet për personat e kthyer në Kosovë nga vendet e Bashkimit Evropian të cilët u larguan në vitin 2014.
Si po shkon ri-integrimi i tyre?
Cili është obligimi i institucioneve në nivel lokal e në nivel qendror për këtë të rikthyer?
Çka duhet të bëjnë saktë institucionet përgjegjëse?
Si ka shkuar procesi i risocializimit të tyre në vend?
Pse ndodhi vala e largimit në vitin 2014 dhe si duhet të bëhet migrimi në mënyrë legale?
A mund të ndodh një largim i tillë në të ardhmen, nëse dështon riintegrimi i tyre apo tash ka mundësi tjera të migrimit legal në vendet si Gjermania, Austria dhe vende tjera të BE-së?
Për të diskutuar për këto tema në studio me gazetarin Muhamet Hajrullahu janë:
Fatmir Haxholli – Këshilltar Politik i Ministrit, Ministria e Punëve të Jashtme;
Bedri Xhafa – Drejtor, Agjencioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë, APPK;
Gersi Gashi – D4D;
Dhurata Prokshi – Sociologe
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në RTV Dukagjini në ora 20:30. /Telegrafi/