Telegrafi

Sonte në “Përballje”: Organizimi i zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore

Në emisionin “Përballje” sonte do të diskutohet për zgjedhjet që do të mbahen më 19 maj, në katër komunat veriore të Kosovës, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicën veriore.

Si po shkon organizimi i këtyre zgjedhjeve? Cili do të jetë roli i OSBE-së në këto zgjedhje? A ka siguri të mjaftueshme për këto zgjedhje lokale?

Për këto tema sonte në intervista të veçanta flasin:

Valdete Daka – Kryetare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve;

Adnan Rrustemi – Anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ

Florian Dushi – Anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në KQZ

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:30 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/