Në emisionin “Përballje” sonte do të diskutohet për mundësitë për punësim dhe shkollim që kanë shqiptarët në vende të ndryshme perëndimore. Sa është i vështirë integrimi në këto shtete e çfarë mundësish ka për punësim në vendet si Gjermania nëpërmjet migrimit të rregullt dhe legal.
A ka paragjykime në shkollim e punësim? Kush janë shqiptarët që kanë arritur.
Për të diskutuar për këto tema në studio janë:
Arben Coli – Partner Ekzekutiv, ‘Deutsche Seniorenbetreuung’
Vjollca Hajdari – Drejtoreshë ‘Globalino Translations’
Fëllanza Podrimja – Konsulente politike
Fjolla Vukshinaj – GERMIN
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në RTV Dukagjini në ora 20:30 . /Telegrafi/