Sonte në emisionin “Përballje”, prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu për RTV Dukagjini do të ndiqni intervistë me Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kosovare kundër korrupsionit.
A është shtrirë korrupsioni në Kosovë në të gjitha nivelet?
A ka ministra, zëvendësministra e deputetë nën hetime për deklarim të pasurisë apo për deklarim të rrejshëm?
Pse tenderat e prokurimi publik mbeten pikat më të dobëta të korrupsionit në Kosovë?
Kush po kërkon të luftohet korrupsioni i nivelit të lartë në Kosovë?
A ka përpjekje të mjaftushmë për të parandaluar korrupsionin dhe krimin e organizuar?
Ku po dështon hallka institucionale në luftë kundër korrupsionit?
Emisioni “Përballje” gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet lokale do të transmetohet çdo të diele në RTV Dukagjini e Telegrafi.com. /Telegrafi/