Telegrafi

Sonte në “Përballje: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Në emisionin “Përballje” sonte do të diskutohet për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Çka po bëjnë institucionet e Kosovës për të parandaluar e luftuar korrupsionin e krimin e organizuar? A ka ardhur koha që lufta kundër korrupsionit të jetë prioriteti kryesor i institucioneve përgjegjëse?

A është vetëm perceptim apo ka fakte për korrupsion? Ku bëhen dallaveret më të mëdha me tenderët në Kosovë?  A do të luftohen peshqit e mëdhenj?

Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrulahu ka ftuar:

Afrim Atashi – Agjencia kundër korrupsionit

Adriatik Stavileci – Dogana e Kosovës

Florent Spahija – KDI

Rrita Ismajli – Demokraci Plus

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu. Emisioni transmetohet çdo të premte nga ora 21:10 minuta. /Telegrafi/