Sonte në edicionin e radhës të “Përballje” po diskutohet për demokracinë e brendshme të partive politike.
Sa kanë partitë politike demokraci të brendshme?
Çfarë thonë shoqëria civile e publicistët për PDK-në, LDK-në, AAK-në e Lëvizjen Vetëvendosje?
A janë këto parti lideriste apo ka ndryshuar diçka në to?
A kanë partitë politike program për zgjedhjet 2017 edhe ç farë profilizimi kanë?
Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Bekim Baliqi – Profesor i shkencave politike
Shkëlzen Gashi – Publicist
Besa Luzha – FES
Valmir Ismaili – Demokraci +
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:00, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/
Ndiqeni drejtpërdrejt emisionin “Përballje”: