Telegrafi

Sonte në “Përballje”: A e dini si duhet të votohet më 22 tetor?

Sonte në emisionin “Përballje”, prodhim i Telegrafi.com, do të diskutohet për zgjedhjet lokale 22 tetorit.

Sa janë të informuar të rinjtë e sidomos ata që votojnë për herë të parë për mënyrën e votimit në këto zgjedhje?

Cilat janë përfitimet e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhjet lokale?

Si dhe sa ndikon vota e të rinjve në përmirësimin e jetës në nivelin lokal?  Çka thonë të rinjtë për këto?

Pse 6% të votave ishin të pavlefshme në zgjedhjet lokale? A do të ndodhë e njëjta përsëri?

Për këto tema gazetari Muhamet Hajurllahu ka ftuar:

Enis Halimi, Kryeshef ekzekutiv i KQZ-së

Rasim Alija – hulumtues,  Demokraci për Zhvillim (D4D )

Emisioni “Përballje” gjatë kohës së zgjedhjeve lokale do të transmetohet të dielën në ora 19:10 në RTV Dukagjini. Ky emision është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu.  /Telegrafi