Sonte në emisionin “Përballje”, prodhim i Telegrafi.com, do të diskutohet për zgjedhjet lokale 22 tetorit.
Sa janë të informuar të rinjtë e sidomos ata që votojnë për herë të parë për mënyrën e votimit në këto zgjedhje?
Cilat janë përfitimet e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhjet lokale?
Si dhe sa ndikon vota e të rinjve në përmirësimin e jetës në nivelin lokal? Çka thonë të rinjtë për këto?
Pse 6% të votave ishin të pavlefshme në zgjedhjet lokale? A do të ndodhë e njëjta përsëri?
Për këto tema gazetari Muhamet Hajurllahu ka ftuar:
Enis Halimi, Kryeshef ekzekutiv i KQZ-së
Rasim Alija – hulumtues, Demokraci për Zhvillim (D4D )
Emisioni “Përballje” gjatë kohës së zgjedhjeve lokale do të transmetohet të dielën në ora 19:10 në RTV Dukagjini. Ky emision është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu. /Telegrafi