Telegrafi

Sonte në “Përballje” diskutohet për testin PISA: Çfarë rezultatesh do të kemi kësaj radhe

Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet lidhur me pritshmëritë dhe rezultatet e testit PISA 2018.

Si po shkon organizimi e administrimi i testit PISA dhe çfarë hapash u ndërmorën? A do të kemi rezultate më të mira këtë vit sesa në testin paraprak?

Pse Kosova doli keq në testin ndërkombëtar për nxënësit 15 vjeçar në lexim, matematikë e shkencë – e çfarë pritjesh kemi këtë vit?

A duhet të fokusohemi në rezultate apo edhe në reforma të arsimit në përgjithësi?

Kush janë përgjegjësit kryesor për nivelin e cilësisë në arsim dhe çfarë hapash duhet të ndërmerren?

Për të diskutuar për këto tema gazetari Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Arlinda Beka, Këshilltare e ministrit, MASht- anëtare e komisionit për Testin PISA

Ismajl Kurteshi – Kryetar, Komisioni parlamentar për Arsim, LVV

Dukagjin Pupovci –  Drejtor, Qendra e Arsimit të Kosovës

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte në ora 21:10. /Telegrafi/