Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet lidhur me pritshmëritë dhe rezultatet e testit PISA 2018.
Si po shkon organizimi e administrimi i testit PISA dhe çfarë hapash u ndërmorën? A do të kemi rezultate më të mira këtë vit sesa në testin paraprak?
Pse Kosova doli keq në testin ndërkombëtar për nxënësit 15 vjeçar në lexim, matematikë e shkencë – e çfarë pritjesh kemi këtë vit?
A duhet të fokusohemi në rezultate apo edhe në reforma të arsimit në përgjithësi?
Kush janë përgjegjësit kryesor për nivelin e cilësisë në arsim dhe çfarë hapash duhet të ndërmerren?
Për të diskutuar për këto tema gazetari Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Arlinda Beka, Këshilltare e ministrit, MASht- anëtare e komisionit për Testin PISA
Ismajl Kurteshi – Kryetar, Komisioni parlamentar për Arsim, LVV
Dukagjin Pupovci – Drejtor, Qendra e Arsimit të Kosovës
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte në ora 21:10. /Telegrafi/