Telegrafi

Sonte në “Përballje” diskutohet për qentë endacakë, si ua morën jetën tre fëmijëve dhe cila është zgjidhja e problemit

Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për problemin e qenve endacakë në Kosovë.

A ka dështuar shteti në menaxhimin e problemit të qenve endacakë? Pse komuna e Prishtinës thotë se fajin kryesor e ka Qeveria, ndërsa në Qeveri thonë se komunat duhet të ndajnë buxhet më shumë për këtë punë? A ka pas trajtim jo human ndaj qenve?

Kush po e akuzon kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti por mos menaxhim të mirë të rastit të strehimoreve në Prishtinë dhe si përgjigjet komuna? A duhet të vriten qentë endacakë apo të gjendet zgjidhje tjetër?

Për të diskutuar për këto tema gazetari Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Nol Kabashi – nga sektori për përkujdesjen e kafshëve,  AVUK

Gent Begolli – drejtor i shërbimeve publike, Komuna e Prishtinës

Mentor Gashi – Strehimorja e qenve, Prishtinë

Fisnik Vejsa – Veterinar

Dafina Paca- ligjëruese e hulumtuese, Universiteti Cardiff, Wels

Ndiqeni emisionin në TV Dukagjini dhe Telegrafi.com, duke filluar nga ora 20:20, ndërsa reprizën të shtunën në ora 10:00.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini. /Telegrafi/