Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për problemin e qenve endacakë në Kosovë.
A ka dështuar shteti në menaxhimin e problemit të qenve endacakë? Pse komuna e Prishtinës thotë se fajin kryesor e ka Qeveria, ndërsa në Qeveri thonë se komunat duhet të ndajnë buxhet më shumë për këtë punë? A ka pas trajtim jo human ndaj qenve?
Kush po e akuzon kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti por mos menaxhim të mirë të rastit të strehimoreve në Prishtinë dhe si përgjigjet komuna? A duhet të vriten qentë endacakë apo të gjendet zgjidhje tjetër?
Për të diskutuar për këto tema gazetari Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Nol Kabashi – nga sektori për përkujdesjen e kafshëve, AVUK
Gent Begolli – drejtor i shërbimeve publike, Komuna e Prishtinës
Mentor Gashi – Strehimorja e qenve, Prishtinë
Fisnik Vejsa – Veterinar
Dafina Paca- ligjëruese e hulumtuese, Universiteti Cardiff, Wels
Ndiqeni emisionin në TV Dukagjini dhe Telegrafi.com, duke filluar nga ora 20:20, ndërsa reprizën të shtunën në ora 10:00.
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini. /Telegrafi/