Site icon Telegrafi

Sonte në “Përballje” diskutohet për librin dhe pengesat që kanë botuesit e libraritë

Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për Panairin e Librit “Prishtina  2018”.

Sa lexohet e sa përkrahet sot libri në Kosovë? A po rrezikohet libri nga interneti? Pse po kërkohet heqja e TVSH-së për librin? Çka thonë për këtë shkrimtarët, libraritë dhe shtëpitë e botuesve? A munden Kosova e Shqipëria të bëjnë më shumë për librin e për botuesit?

Për të diskutuar për këto tema, me gazetarin Muhamet Hajrullahu debatojnë:

Daut Demaku, shkrimtar

David Hudhri nga Shtëpia Botuese “Onufri “

Blerim Muhaxhiri, drejtor menaxhues i Librarisë “Dukagjini”

Emisioni “Përballje është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte nga ora 21:10. /Telegrafi/

Exit mobile version