Telegrafi

Sonte në “Përballje” diskutohet për blockchain dhe kriptovalutat

Në emisionin “Përballje” sonte do të diskutohet për blockchain dhe kriptovalutat. Çka është blockchain e çka janë kriptovalutat?

Cili është qëndrimi i Bankës Qendrorë të Kosovës për këtë? Cili është roli i institucioneve të Kosovës për kriptovalutat?  Çfarë thonë në BQK e çfarë ekspertët e kriptovalutave?

Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Lulzim Ismajli – zëvendësguvernator, Banka Qendrore e Kosovës;

Petrit Balija – drejtor, Shoqata e Bankave të Kosovës;

Kujtim Gacaferri – Përkrahës i teknologjive të reja

Ermal Sadiku – Ekspert i kriptovalutave

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.

Emisioni transmetohet çdo të premte nga 21:00 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/