Site icon Telegrafi

Sonte në “Përballje”: Cila është gjendja në sektorin e shëndetësisë dhe a po rrezikohet vendi të mbetet pa mjekë   

Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për gjendjen në sektorin e shëndetësisë në Kosovë. Cila është gjendja në shëndetësi sot- a ka reforma? Cilat janë këto reformat sipas Ministrisë së Shëndetësisë?

Çka po ndodhë me premtimin për sigurime shëndetësore? Cila është gjendja nëpër spitalet publike në vend, me çfarë pune vepron stafi mjekësor? A ka mungesë të stafit mjekësor? A po ikin mjekët dhe infermierët nga Kosova?

Për të diskutuar për këto tema janë:

Basri Sejdiu – Drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ShSKUK

Ardian Ferizi , këshilltar politik – Ministria e Shëndetësisë

Haxhi Avdyli –neurokirurg dhe deputet nga LDK-ja në Kuvendin e Kosovës

Blerim Syla – Kryetar i Federatës Sindikale të Kosovës

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:30 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Exit mobile version