Në emisionin “Përballje” do të diskutohet për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Çka thotë ministri Abelard Tahiri për sistemin e drejtësisë në Kosovë 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë?
A do të ketë ç’kapje të sistemit të drejtësisë? A është prioritet lufta kundër korrupsionit?
Pse Tahiri thotë se Albin Kurti rastin e Astrit Deharit po e përdor politikisht duke sulmuar gjyqësorin dhe prokuroritë?
Çka kishte kërkuar Serbia nga Kosova pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit?
A do të rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve?
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:10 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/