Telegrafi

Sonte në mesnatë mbaron afati për dorëzim të ankesave për listën zgjedhore

Sonte në mesnatë mbaron afati që partitë mund të dorëzojnë ankesa për listën zgjedhore. Nga LSDM thonë se do të dorëzojnë ankesa por nuk tregojnë konkretisht, ndrësa partitë tjera nuk kanë paralajmëruar ankesa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasi të arrijnë ankesat KSHZ-ja do të vendos për ato dhe do të përmbyllë listën zgjedhore. Lista zgjedhore këtë vit do të jetë edhe me fotografi për të reduktuar manipulimet.

Lista zgjedhore këtë vit numëron 1 milionë e 763 mijë e 944, nga të cilët 171 mijë e 500 votues do të vulosen si të veçantë, për shkak se janë për punë të përkohshme jashtë vendit./Telegrafi/