Në emisionin më të ri ‘Përballje’ sonte në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com do të diskutohet për rolin e Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës.
Kush janë anëtarët e zgjedhur të Akademisë së Shkencave? A janë njerëz nga politika?
Cili është roli e si vlerësohet puna e këtij institucioni? Çfarë thonë dy akademikët e rinj Bardh Rugova e Frashër Demaj?
Pse profesori Rrahman Paçarizi vlerëson se Akademia nuk duhet të shihet si vend i pleqve por i shkencës?
A është ‘kapur’ Akademia nga partitë politike dhe sa është aktiv ky insitucion?
Kush e ka fajin në politizimin e këtij institucioni sipas profesoreshës Besa Luzha?
Për të diskutuar për këto tema gazetari Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Bardh Rugova – profesor, Fakulteti i Filologjisë, Akademik i sapozgjedhur,
Frashër Demaj – profesor i Historisë, Akademik i sapozgjedhur,
Besa Luzha – profesoreshë e Fakultetit të Arteve, dhe
Rrahman Paçarizi – profesor, Fakulteti i Filologjisë
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20: 20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/