Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për drejtësinë dhe ballafaqimin me të kaluarën. Cilat janë përvojat me gjykatat e deritashme ndërkombëtare për Kosovën? Cili është mandati i Gjykatës Speciale e çka janë dhomat e specializuara? Cilat janë sfidat kryesore të gjykatës?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Bekim Blakaj – Fondi për të Drejtën Humanitare, Kosovë
Nora Ahmetaj – Hulumtuese
Kujtim Kërveshi – Avokat
Në emision flasin edhe dy avokatët Arianit Koci e Tahir Rrecaj – të cilët janë akredituar në Listën e Mbrojtësve për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve dhe viktimave, ose të cilitdo personi tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit.
Emisioni “Përballje” do të transmetohet çdo të premte nga ora 20:30 në RTV Dukagjini e Telegrafi. Ky emision është realizuar së bashku me organizatën gjermane forumZFD./Telegrafi/