Sonte në emisionin “Përballje” do të trajtohet gjendja e punëtorëve në Kosovë.
Çka thonë në BSPK e SBASHK për rritjen e pagave në Qeveri? Cilat janë kërkesat e punëtorëve të arsimit lidhur me pagat e tyre? Pse në SBASHK thonë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre mund të ketë edhe pezullim të arsimit në Kosovë? A ka humbur besimi në organizatat sindikale dhe pse?
Çka thonë në BSPK për protestat kundër shtrenjtimit të rrymës dhe se a kanë vendosur ata që të protestojnë me 1 maj kundër shtrenjtimit të rrymës?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Avni Ajdini – kryetar i BSPK-së
Rrahman Jasharaj – kryetar i SBASHK-ut
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë nga ora 20:10 në RTV Dukagjini e Telegrafi.com. /Telegrafi/