Site icon Telegrafi

Sonte në “Duel–D”, debati për Ferizajn: Kush do të fitojë, Svarqa i LDK-së apo Aliu i PDK-së? (Sondazhi)

Sonte në emisionin “Duel D”, do të përballen kandidatët për të parin e Ferizajt, Muharrem Svarqa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Duel D”, emision ky i realizuar nga RTV Dukagjini do të fillojë në ora 20:10.

Përmes debatit, të dy kandidatët do të kenë mundësinë që të shpalosin programet e tyre për komunën e Ferizajt, nëse ata zgjidhen kryetar.

Të gjithë lexuesit e Telegrafit, mund të votojnë se kush nga këta dy kandidatë mendoni se e ka fituar debatin. /Telegrafi/

Exit mobile version