Telegrafi

Sonte në “Debat Plus”, Vjosa Osmani përballë analistëve

Sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini me fillim nga ora 20:35 e ftuar do të jetë kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani do të përballet me analistët, Fidan Rama, Arben Ahmeti, Arton Demhasaj dhe Muhamet Hajrullahu.

Me të do të flitet për zgjedhjet, pse vendosi LDK-ja ta kandidoj për kryeministre, me cilën parti do ta bëjë qeverinë nëse i fiton zgjedhjet, si shefe e ekzekutivit cilat do të jenë vendimet e para të saj, si i sheh katër kandidatët tjerë për kryeministër dhe gjithçka tjetër.

Sonte me fillim nga ora 20:35, në RTV Dukagjini debati me Vjosa Osmanin.

Qëndroni me RTV Dukagjinin.