Sonte në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini janë të ftuar dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Të konsideruar si dy nga kandidatët potencial për ministra në qeverinë VV-LDK, Glauk Konjufca dhe Arberie Nagavci do të përballen me panelistët Fidan rama, Imer Mushkolaj, e Parim Olluri.
Cila do të jetë përbërja e qeverisë së ardhshme LVV-LDK?
Sa ministri do t’i ketë qeveria VV-LDK?
Cilën ministri do ta preferonte të drejtonte Glauk Konjufca e cilën Arbërie Nagavci?
Çfarë u bisedua sot mes Albin Kurtit e Vjosa Osmanit?
A ka një dakordim mes VV-së e LDK-së për ndarjen e posteve ministrore
A do të negociohet edhe posti i presidentit?
Çfarë do të bëjnë me dialogun dhe a do të përfshihen në proces edhe pakicat?
Për këto dhe tema të tjera, sonte duke filluar nga ora 20:35 Glauk Konjufca dhe Arbërie Nagavci flasin në “Debat Plus”.