Siç rëndom ndodh çdo vit, në Big Brother VIP Albania 4 do të organizohet sonte (e diel) një dasmë.
Banorët kanë zgjedhur çiftin e tyre dhe në bazë të votave ishte Jozi dhe Loredana, ndonëse në garë qenë edhe Egli me Gjestin e Krisa me Tirin.
Ata më pas vazhduan duke zgjedhur dëshmitarët e kësaj ceremonie si dhe ftesat, ani pse lënë jashtë dy konkurrentë.
Si dëshmitarë, Lori zgjodhi Gertën dhe Danjën kurse Jozi zgjodhi G Banin dhe Aldon.
Të njëjtit vendosën që në ceremoninë e tyre të mos ftojnë Rozana Radin e Laert Vasilin.
“Ti ke sulmuar Jozin dhe më ke futur edhe mua në valle”, iu drejtua Loredana, Laertit.
“Për sulmet. Ke gënjyer, në spektaklin e kaluar the që unë rri gjithë ditën në krevat me Jozin, ku e ke parë ti këtë gjë”, i tha më pas Rozanës.
Ky aheng do të fillojë në Big Brother në orën 20:00 dhe pritet të shihet se si do të jetë organizimi. /Telegrafi/