Telegrafi

Sonte ndeshja e tretë finale Sigal Prishtina – Bashkimi

Prishtina dhe Bashkimi janë duke zhvilluar një finale të jashtëzakonshme të ‘play-off’-it.

Në ndeshjen e parë të luajtur në kryeqytet kishte triumfuar skuadra prizrenase duke befasuar të gjithë.

Ndërkohë në ndeshjen e dytë kryeqytetasit triumfuan në Prizren duke barazuar serinë e finales në 1-1.

Sonte me fillim nga ora 19:00 dy skuadrat do të përballen me njëra tjetrën në ndeshjen e tretë finale.

Palestra në kryeqytet pritet të jetë e stërmbushur nga tifozët pasi do të ketë udhëtim edhe nga Prizreni.

Kujtojmë që skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës. /Telegrafi/