Site icon Telegrafi

Sonte mbahet finalja e “Kënga Magjike 2021”

Foto: Instagram

Sonte (e shtunë) shënohet nata e fundit apo finalja e “Kënga Magjike 2021”.

Duke filluar nga ora 21:00 – emocione, këngë të bukura e po ashtu edhe atmosferë të jashtëzakonshme do të ketë edhe në këtë mbrëmje madhështore të festivalit.

Nën prezantimin e autorit dhe producentit Ardit Gjebrea, këtë vit më shumë magji kompeticionit i ka dhënë edhe artistja Marela Çibukaj në rolin e moderatores.

Netët gjysmëfinale të festivalit u mbajtën më 26 dhe 27, ndërsa sollën artistë të mrekullueshëm përfshirë edhe disa ndërkombëtarë.

Krahas kësaj, në këto dy netë disa nga artistët e rinj kaluan në kategorinë ‘Big’ bazuar në votat e jurisë.

Lexo po ashtu Për shkak të pandemisë, “Kënga Magjike 2021” ndërron destinacion pas 22 vitesh

“Kënga Magjike” ndërkohë mbahet që nga viti 1999, gjersa sivjet është zhvilluar më ndryshe për shkak të situatës me coronavirus.

Madje, këtë herë ka ndërruar edhe destinacion meqenëse që 22 vite mbahej në Pallatin e Kongreseve.

Fifi, Bruno, Soni Malaj, Alban Ramosaj dhe Lindita Halimi – janë vetëm disa prej yjeve që janë pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”. /Telegrafi/

Exit mobile version