“Pa ty” është kënga më e re e Soni Malajt, të cilën e solli javë më parë në bashkëpunim me Tim Novobërdën.
Derisa kënga është duke u pëlqyer nga fansat e tyre, këngëtarja ka treguar aftësitë e saj në vallëzim.
Ajo e ka publikuar një video në rrjetet sociale duke vallëzuar pikërisht nën ritmet e “Pa ty”.
Për më shumë, Soni ka kërkuar nga fansat që t’i dërgojnë videot e tyre duke vallëzuar me këtë këngë.
“Më bëni tag videot e juaja të kërcimit me këngën ‘Pa ty’”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim. /Telegrafi/