Ka kohë që është thënë se Soni Malaj është duke shijuar lidhjen e saj të re.
Në ndërkohë, ka pasur spekulime se këngëtarja është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së dytë.
Mirëpo, e kontaktuar nga Prive, Soni ka thënë se këto thashetheme nuk janë të vërteta.
Për më shumë, ajo ka lënë të kuptohet se zgjerimi i familjes nuk bën pjesë në planet e saj as për vitin e 2018.
Sa i përket karrierës muzikore, gjatë vitit 2017, këngëtarja ka ardhur me disa realizime muzikore.
Më i fundit u publikua javë më parë, kur e publikoi këngën e re me titull “Zeshkania”.
Videoklipi i kësaj kënge deri më tani është shikuar afro gjysmë milioni herë në YouTube. /Telegrafi/