Telegrafi

Soni Malaj vjen ekzotike me “Loca” (Video)

Këngëtarja Soni Malaj ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Loca”, mban titullin kënga e saj e re me ritme verore, e cila është punuar nga Dj Aldo dhe Ronela Hajati.

Kjo e fundit ka shkruar edhe tekstin, i cili trajton temën e dashurisë.

Edhe këtë herë si në të shumtën e rasteve, Soni është shfaqur mjaft atraktive në klipin e ri, duke sjell koreografi me linjat e saj të theksuara.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft veror, dhe është punuar nga MAX Production. /Telegrafi/