Site icon Telegrafi

Soni Malaj uron Jonida Maliqin: Muzika ime bashkoi shqiptarët

Soni Malaj ishte një prej konkurrentëve në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Soni konkurroi në festivalin e RTSH-së me shpresën për të siguruar një pjesëmarrje në Eurovision.

Megjithatë, kënga “Më e Fortë” nga Soni Malaj nuk arriti që të bindë jurinë dhe publikun që të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës.

Në fakt, triumfuese u shpall Jonida Maliqi, një tjetër artiste që u cilësua favorite.

Soni Malaj nuk reagoi keq për dështimin e saj, ajo uroi konkurrentët tjerë dhe falënderoi publikun, një veprim i pazakontë për artistët shqiptarë që pasi pësojnë humbje kritikojnë organizatorët.

“Ky dhjetor me fali nje kujtim shume te bukur, me tregoi se si muzika ime , mund te bashkoje ne 3 nete shqiptaret e mi,publikun tim dhe publikun e huaj,ata qe u bashkuan nen nje gjuhe te panjohur, por e dashuruan si kurre me pare!”.

“U riktheva ne nje gare duke besuar, dashuruar e punuar fort per nje kenge, me te cilen besoj edhe nga mbeshtetja juaj, do ta kemi refren gjate sebashku! Ne cdo rrugetim, une kam nxjerre mesimet e mija…Te ketij dhjetori i kam ne zemer! Urime kolegeve me te cilen ndame skenen, Jonides mbaresi ne Izrael! Mezi pres te ndajme projektet e tjera, ju dua pafund!”, ka shkruar Soni në postimin e saj në Instagram.

/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6jxnrHWSQdw

Exit mobile version