Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.
“Te Quiero” titullohet kënga e saj e re, e cila në gjunën spanjolle do të thotë “Të Dua”.
Muzika është punuar nga Jason Bowman, K-Deuce, dhe Alandy, teksa për tekstin është kujdesur Almenda Hoxha.
Klipi i këngës është mjaft veror, ndërsa si gjithmonë këngëtarja nuk ka hezituar që t’i tregojë linjat e saj të përkryera të trupit në disa prej paraqitjeve provokuese.
Soni është shumë aktive në muzikë me prurje të shumta, ndërkohë nuk mungon edhe nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/