Pas angazhimeve të shumta në muzikës, këngëtarja e njohur, Soni Malaj, duket se ka gjetur pak kohë edhe për pushime.
Ajo ka zgjedhur bregdetin malazez, për të shijuar disa ditë të mira pushimi larg aktiviteteve të përditshme.
Duke qenë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, Soni ka publikuar së fundmi disa fotografi nga pushimet.
Ajo ka pozuar në bikini, ndërsa ka vënë në pah linjat atraktive trupore.
Soni ka treguar gjithmonë se është shumë e kujdesshme ndaj ushtrimeve në palestër, dhe kjo i ka ndihmuar që të ketë një fizik të shkëlqyer.
Këngëtarja Malaj ka qenë mjaft aktive këtë vit edhe në muzikë duke sjell projekte të shumta muzikore, gjersa ka mbajtur edhe koncerte të shumta, një prej tyre një recital në Tiranë. /Telegrafi/