Telegrafi

Soni Malaj sjell imazhe atraktive nga pushimet

Soni Malaj (Foto: Instagram/soni_malaj)

Si për shumë nga yjet e estradës shqiptare, pushimet verore kanë filluar edhe për këngëtaren Soni Malaj. 

Zeshkania është duke i shijuar disa ditë të mira pushimi në një nga bregdetet shqiptare, pavarësisht artistëve të tjerë që zgjodhën ishuj luksozë.

Bukuroshja kësaj radhe është shfaqur tejet atraktive në imazhet që ka sjellë në bikini, ndërsa në fokus janë linjat trupore të saj.

Këngëtarja Malaj ka kohë që nuk i ndahet palestrës dhe këtë tanimë e vërteton më së miri me fizikun joshës të saj.

Lexo po ashtu Soni Malaj me koncert recital në Tiranë

Ajo po vazhdon të jetë e angazhuar edhe në muzikë, madje së fundmi mbajti një koncert recital në Tiranë, për shkak të viteve që është në skenë.

Soni është në përgatitje të projekteve të reja, ndërkaq vijon me koncerte të shumta.

Kujtojmë që 37 vjeçarja, ka më shumë se një dekadë në skenën e muzikës moderne shqiptare. /Telegrafi/