Performanca e këngëtares shqiptare Soni Malaj në Liban, është publikuar e plotë.
Këngëtarja seksi kohë më parë mori pjesë në një event të madh të organizuar nga MTV në Liban.
Soni para një numri të madh të publikut është prezantuar me këngën e saj të re në gjuhën angleze dhe më pas me duetin e njohur me libanezin Saad Ramadan.
Artistja shqiptare ka mahnitur publikun libanez me performancën e saj shpërthyese. /Telegrafi/