Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Soni Malaj, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.
Megjithatë, ajo po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar ndjekësit me postime të ndryshme, duke mos munguar në koleksion as me poza provokuese në këto ditë të nxehta vere.
E tillë shfaqet edhe në këtë që ka ndarë së fundmi në Instagram, teksa vjen e mahnitshme duke vënë në pah linjat trupore.
Me fokus të veçantë në të pasmet, krijuesja e hitit “Të dua ty” ka marrë gjithë vëmendjen e fansave e admiruesve të muzikës së saj.
Megjithëkëtë, komplimentet nuk munguan krahas postimit me dedikime e figura nga më të llojllojshmet.
Soni jo më kot shquhet si një nga femrat më atraktive dhe që i kushton një kujdes të madh fizikut të saj.
“Shije tradhëtie” përndryshe mbetet një nga krijimet e fundit të Malajt, me të cilën konkurroi në “Kënga Magjike 2019”. /Telegrafi/